Nga Costa te Bellingham e Vinicius– publikohet formacioni më i mirë i raundit të tretë të Botërorit

Sport

Raundi i tretë i fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026 solli emocione të mëdha, rezultate dramatike dhe paraqitje individuale të jashtëzakonshme. Pas përfundimit të ndeshjeve, në formacionin më të mirë të kësaj jave, janë përfshirë futbollistë që bënë diferencën për kombëtaret e tyre në momentet vendimtare. Në portë vendin e ka zënë Diogo […]

Madhësia e shkronjave

Raundi i tretë i fazës së grupeve në Kupën e Botës 2026 solli emocione të mëdha, rezultate dramatike dhe paraqitje individuale të jashtëzakonshme. Pas përfundimit të ndeshjeve, në formacionin më të mirë të kësaj jave, janë përfshirë futbollistë që bënë diferencën për kombëtaret e tyre në momentet vendimtare.

Në portë vendin e ka zënë Diogo Costa, i cili vazhdoi të konfirmohet si një nga portierët më të sigurt të turneut. Gardiani portugez u dallua me pritje vendimtare ndaj Kolumbisë dhe ishte meritor që ata nuk pësuan humbje,

Në repartin defensiv spikasin Mateo Chavez, Jan Paul van Hecke, Renato Veiga dhe Achraf Hakimi.

Chavez vazhdoi të impresionojë me paraqitjet e tij për Meksikën, ndërsa Van Hecke u shfaq lider në prapavijën e Holandës me ndërhyrje të sakta dhe dominim në duelet ajrore.

Renato Veiga ishte një nga mbrojtësit më të kompletuar të raundit, duke kontribuar si në fazën defansive ashtu edhe në ndërtimin e aksioneve. Në krahun e djathtë, Hakimi konfirmoi edhe një herë statusin e tij si një nga mbrojtësit më ofensivë në botë, duke qenë vazhdimisht kërcënim për kundërshtarët.

Mesfusha përbëhet nga Jude Bellingham dhe Pape Gueye, dy lojtarë me profile të ndryshme, por me ndikim të madh.

Bellingham ishte protagonisti absolut i Anglisë në ndeshjen ndaj Panamasë, ku realizoi një gol dhe dha një asistim, duke siguruar vendin e parë në grup për “Tre Luanët”. Ndërkohë, Pape Gueye pasi u fut në lojë në pjesën e dytë për Senegalin ndaj Irakut, ai ia doli të shënojë dy gola.

Në repartin ofensiv pas sulmuesit qendror janë përzgjedhur Vinicius Junior, Pepe i Bregut të Fildishtë dhe Riyad Mahrez.

Vinicius ishte vazhdimisht i pandalshëm në duelet një kundër një, duke krijuar hapësira dhe raste për Brazilin ndaj Skocisë, si dhe realizoi dy gola.

Pepe vazhdoi të dëshmojë rëndësinë e tij për Bregun e Fildishtë me energjinë dhe efikasitetin në zonën ofanzive, ndërsa Mahrez udhëhoqi Algjerinë me eksperiencën, kreativitetin dhe cilësinë e tij teknike, duke qenë një nga figurat kyçe në kualifikimin e ekipit.

Në majën e sulmit qëndron Ousmane Dembele, i cili ishte pa diskutim një nga yjet e raundit të tretë.

Sulmuesi francez realizoi një het-trik brenda vetëm 25 minutave në fitoren 4-1 ndaj Norvegjisë, duke hyrë në histori si vetëm futbollisti i tretë francez që shënon tre gola në një ndeshje të Kupës së Botës.

Formacioni i plotë: Costa; Chavez, Van Hecke, Veiga, Hakimi; Bellingham, Gueye; Vinicius Jr, Pepe, Mahrez; Dembele.