Statistikë interesante: Ronaldo dhe pozicionet jashtë loje në Kupën e Botës

Sport

Cristiano Ronaldo ka hyrë në vendin e dytë në listën e futbollistëve të kapur më shpesh në pozicion jashtë loje në Kupën e Botës gjatë shekullit të 21-të. Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Botërorit 2026, Portugalia barazoi 0–0 ndaj Kolumbisë, ku kapiteni veteran u ndal dy herë për pozicion jashtë loje. […]

Madhësia e shkronjave

Cristiano Ronaldo ka hyrë në vendin e dytë në listën e futbollistëve të kapur më shpesh në pozicion jashtë loje në Kupën e Botës gjatë shekullit të 21-të.

Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Botërorit 2026, Portugalia barazoi 0–0 ndaj Kolumbisë, ku kapiteni veteran u ndal dy herë për pozicion jashtë loje.

Me këto raste, sulmuesi 41-vjeçar ka arritur në total 23 raste jashtë loje në historinë e tij në Kupën e Botës.

Në këtë renditje, ai renditet i dyti, i tejkaluar vetëm nga ish-sulmuesi i Holandës, Robin van Persie, i cili kryeson me 25.

Pas Ronaldos ndodhet francezi Thierry Henry me 22 raste.

Statistikat e Ronaldos në Kupat e Botës sipas edicioneve:

Ky rekord e vendos Ronaldon në një statistikë të veçantë të historisë së Botërorëve, duke reflektuar edhe rolin e tij të vazhdueshëm si pikë referimi në sulmin e Portugalisë përgjatë më shumë se dy dekadash. /Telegrafi/