Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa së fundmi kanë qarkulluar informacione të reja për të ardhmen e marrëdhënies së tyre.
Sipas burimeve të cituara nga Page Six, aktori 62-vjeçar nuk ka plane të martohet me stilisten e bizhuterive, pavarësisht se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.

Këto raportime u publikuan në të njëjtën kohë kur Ines de Ramon u fotografua në rrugët e Los Angelesit, shkruan DailyMail.
Ajo u shfaq me një bluzë të shkurtër gri dhe xhinse me bel të ulët, ndërsa mbante me vete një çantë të madhe dhe një çantë rrobash.
Brad Pitt nuk ishte pranë saj, pasi një ditë më herët ishte parë në stadiumin SoFi duke ndjekur ndeshjen mes SHBA-së dhe Turqisë, ku u takua edhe me mikun dhe kolegun e tij, Edward Norton.
Sipas të njëjtave burime, Ines ka krijuar një marrëdhënie shumë të ngushtë me familjen e aktorit. “Ines është jashtëzakonisht e lidhur me familjen e Brad-it. Ata e adhurojnë dhe e kanë pritur me krahë hapur që nga fillimi. Sot e konsiderojnë si pjesë të familjes, por Brad nuk ka plane të martohet”, ka deklaruar burimi.
Megjithëse martesa nuk duket të jetë në planet e tyre për momentin, marrëdhënia mes Pitt dhe de Ramon vazhdon të jetë e qëndrueshme.
Çifti është bashkë që nga viti 2022 dhe, sipas burimeve pranë tyre, familjet e të dyve mbajnë kontakte të rregullta dhe kalojnë shpesh kohë së bashku. /Telegrafi/





