Bella Hadid ka ngritur sërish shqetësime për gjendjen e saj shëndetësore, pasi ka treguar se po përjeton një përkeqësim të sëmundjes së Lyme-it, me të cilën ka vite që përballet.
Modelja 29-vjeçare, e cila është diagnostikuar për herë të parë me këtë sëmundje në vitin 2013, ndau një përditësim për ndjekësit e saj në Instagram Stories të enjten.

Hadid publikoi një ‘selfie’ nga afër, ku shfaqej me lot në sy, dhe shpjegoi hapur se simptomat nuk po i lehtësohen pavarësisht trajtimeve dhe këshillave të mjekëve.
“Aktivizimi i sëmundjes nuk po më kalon… kam fjetur 11 orë, përsëri… bëj gjumë çdo ditë. Kam ndjekur çdo trajtim nga çdo mjek që kam vizituar. Ende asgjë nuk po më ndihmon,” shkroi ajo.
Ajo shtoi gjithashtu se ka “vetë-diagnostikuar edhe 12 gjendje të tjera, kështu që kjo është mirë”.
Modelja siguroi fansat se po qëndron e hidratuar, duke shtuar: “Dhe jo, nuk dola për shëtitje sepse u lodha duke ecur deri në kuzhinë.”
Ajo vazhdoi duke thënë: “Nuk mendoj se po funksionon asnjë qelizë në trurin tim dhe dy të fundit po zihen me njëra-tjetrën, kështu që më vjen keq nëse ndonjëherë ju kam thënë në një ditë të keqe të mbani ditar — e tërheq mbrapsht dhe kërkoj falje.”
Në fund të postimit, ajo shkroi se kishte arritur të bënte një dush “pa u fikur”.





