Qytetarët ankohen për mungesën e vaksinës kundër tetanusit për të rriturit

Rajon

Klinikat infektive po përballen me mungesë të vaksinës kundër Tetanusit. Për këtë shqetësim, disa qytetarë janë drejtuar në Alsat. Të pyetur rreth kësaj çështje, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ka doza të mjaftueshme të imunizimit kundër tetanusit për fëmijët duke mos dhënë përgjigje për mungesën e vaksinave për të rriturit. “Ministria e Shëndetësisë informon […]

Madhësia e shkronjave

Klinikat infektive po përballen me mungesë të vaksinës kundër Tetanusit. Për këtë shqetësim, disa qytetarë janë drejtuar në Alsat.

Të pyetur rreth kësaj çështje, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ka doza të mjaftueshme të imunizimit kundër tetanusit për fëmijët duke mos dhënë përgjigje për mungesën e vaksinave për të rriturit.

“Ministria e Shëndetësisë informon se janë siguruar sasi të mjaftueshme për imunizimin e rregullt të fëmijëve kundër Tetanusit, për të cilin Ministria është përgjegjëse përmes programit të imunizimit. Institucionet e shëndetit publik, në përputhje me përgjegjësitë e tyre ligjore, planifikojnë në mënyrë të pavarur nevojat dhe zbatojnë procedurat e duhura për prokurimin publik të vaksinave të Tetanusit”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Tetanusi është një sëmundje akute infektive e shkaktuar nga sporet e bakterit Clostridium tetani të cilat gjinden në tokë, hi, traktet intestinale të kafshëve dhe njerëzve, si dhe në sipërfaqet e lëkurës dhe mjeteve të ndryshkura si gozhda, gjilpëra, tela me gjemba etj. Si rrjedhojë imunizimi është shumë i rëndësishëm për të evituar pasojat e kësaj bakterie të cilat mund të jenë fatale./Alsat/