Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët me intervale me diell.
IHK njofton se gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13–16 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet nga 26–30 gradë.
Era do të fryjë nga verilindja, 1–9 m/s. /Telegrafi/






