Kessie ndëshkon Gjermaninë, Bregu i Fildishtë kryeson pas pjesës së parë

Sport

Bregu i Fildishtë ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Botëror 2026. Gjermanët e nisën më mirë takimin dhe krijuan rastin e parë serioz që në minutën e 10-të, kur Kai Havertz provoi me kokë nga afërsia, por portieri Yahia Fofana reagoi […]

Madhësia e shkronjave

Bregu i Fildishtë ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të Kampionatit Botëror 2026.

Gjermanët e nisën më mirë takimin dhe krijuan rastin e parë serioz që në minutën e 10-të, kur Kai Havertz provoi me kokë nga afërsia, por portieri Yahia Fofana reagoi mjaft mirë për të mbajtur portën e paprekur.

Skuadra e Julian Nagelsmann vazhdoi të ushtrojë presion dhe iu afrua golit edhe në minutën e 18-të, kur Jamal Musiala u gjend në një pozitë premtuese, por goditja e tij kaloi fare pranë shtyllës së djathtë.

Gjermania mendoi se kishte kaluar në epërsi në minutën e 21-të me Aleksandar Pavlovic, por goli u anulua nga gjyqtari për shkak të një ndërhyrjeje të palejuar në aksion.

Pasi i mbijetoi presionit gjerman, Bregu i Fildishtë filloi të rrezikojë gjithnjë e më shumë në kundërsulme.

Megjithatë, vetëm pak sekonda më vonë afrikanët gjetën golin e epërsisë. Pas një topi të kthyer brenda zonës, Franck Kessie reagoi më shpejt se të gjithë dhe e dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-0.

Gjermania tentoi të reagojë deri në fund të pjesës së parë me Florian Wirtz, Jamal Musiala dhe Leroy Sane, por mbrojtja e organizuar e Bregut të Fildishtë ia doli të ruajë avantazhin.

Rastin më të mirë për ta dyfishuar epërsinë e pati Ange-Yoan Bonny në minutën e 38-të, por Manuel Neuer bëri një pritje fantastike për ta mbajtur Gjermaninë në lojë./Telegrafi/