Olivia Rodrigo arrin javën më të suksesshme të karrierës së saj me albumin e ri “You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love”

Magazina

Olivia Rodrigo ka arritur javën më të suksesshme të karrierës së saj me albumin e ri “You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love”, i cili ka zënë vendin e parë në klasifikimin e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi i saj i tretë ka shitur rreth 103,000 njësi në javën e parë, […]

Madhësia e shkronjave

Olivia Rodrigo ka arritur javën më të suksesshme të karrierës së saj me albumin e ri “You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love”, i cili ka zënë vendin e parë në klasifikimin e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Albumi i saj i tretë ka shitur rreth 103,000 njësi në javën e parë, duke shënuar lançimin më të suksesshëm të karrierës së saj deri tani. Për krahasim, albumi i saj debutues SOUR shiti 51,000 njësi në javën e parë, ndërsa GUTS arriti 60,000 njësi në të njëjtën periudhë.

Vetëm 23-vjeçare, Olivia bëhet artistja më e re ndërkombëtare që ka shitur mbi 100,000 kopje në javën e publikimit në më shumë se dy dekada, që nga suksesi i Britney Spears me Greatest Hits: My Prerogative në vitin 2004.

Përveç se ka siguruar tre albume radhazi në vendin e parë, You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love regjistron gjithashtu javën më të fortë të parë për çdo album ndërkombëtar të publikuar këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar.

Albumi kryeson gjithashtu Official Record Store Chart dhe Official Album Vinyl Chart.

Duke folur për suksesin e saj, Olivia tha:

“Faleminderit shumë për këtë çmim për albumin numër 1! Do të thotë shumë për mua. Kam shkruar shumë nga këto këngë në Mbretërinë e Bashkuar, prandaj e bën edhe më të veçantë. Faleminderit të gjithëve që po i dëgjoni, e vlerësoj shumë. Mezi pres ta vendos këtë në raftin tim të trofeve!”

Tre këngë nga albumi kanë hyrë në Top 5, përfshirë hyrjen më të lartë të javës në Mbretërinë e Bashkuar: “stupid song” (vendi 2), “the cure” (3) dhe “drop dead” (5).

Ky është hera e parë që ajo arrin këtë sukses që nga viti 2021.