Vendos goli i hershëm i Saibari, Maroku triumfon me mund ndaj Skocisë

Sport

Përfaqësuesja e Marokut e ka shijuar fitoren e parë në këtë Kampionat Botëror, duke e mposhtur Skocinë. Maroku arriti fitore shumë të vështirë me rezultat minimal 0-1, sfidë që rezultoi të jetë shumë e baraspeshuar. Heroi i afrikanëve ishte Ismael Saibari, që shënoi një supergol në stilin vollej pas një asistimi të Brahim Diaz (2’). […]

Madhësia e shkronjave

Përfaqësuesja e Marokut e ka shijuar fitoren e parë në këtë Kampionat Botëror, duke e mposhtur Skocinë.

Maroku arriti fitore shumë të vështirë me rezultat minimal 0-1, sfidë që rezultoi të jetë shumë e baraspeshuar.

Heroi i afrikanëve ishte Ismael Saibari, që shënoi një supergol në stilin vollej pas një asistimi të Brahim Diaz (2’).

Vlen të ceket se ky gol erdhi për vetëm 75 sekonda lojë, duke qenë më i shpejti deri më tani në këtë kompeticion.

Skocia ndërkohë ishte më e rrezikshme në pjesën e dytë, sidomos në fundin e ndeshjes ku krijuan shumë raste shënimi, por që assesi s’ia dolën ta thyenin mbrojtjen marokene.

Kësisoj, Maroku bëhet lider në grupin C me katër pikë, një mbi Skocinë, ndërsa Brazili do ta zhvillojë përballjen ndaj Haitit./Telegrafi/