Iu desh të hynte në operim pas aksidentit, lajmërohet Sinan Vllasaliu – falënderon mjekët për përkujdesjen

Magazina

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, u aksidentua pak ditë më parë me motor. Kjo ndodhi pak ditë para dasmës së këngëtares me famë botërore, Dua Lipës, ku edhe do të performonte. Të njëjtit iu desh të kryente një ndërhyrje, teksa duket se gjithçka ka ecur mirë. Në një postim në rrjete sociale, ai ka […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, u aksidentua pak ditë më parë me motor.

Kjo ndodhi pak ditë para dasmës së këngëtares me famë botërore, Dua Lipës, ku edhe do të performonte.

Të njëjtit iu desh të kryente një ndërhyrje, teksa duket se gjithçka ka ecur mirë.

Në një postim në rrjete sociale, ai ka shprehur mirënjohje për mjekët që janë përkujdesur për të.

Postimi i plotë i Vllasaliut në Facebook:

“Me shumë mirënjohje dhe falënderime të sinqerta për ekipin e mrekullueshëm të mjekëve dhe stafit që u kujdesën për mua gjatë operacionit tim.

Faleminderit për profesionalizmin, kujdesin dhe përkushtimin tuaj

Mirënjohës përherë për gjithçka që keni bërë për mua”. /Telegrafi/