Fillon rehabilitimi i rrugës Kolloleq–Dajkoc–Muçivërc, investim prej 1.3 milionë euro

Rajon

Ka nisur rehabilitimi i rrugës Kolloleq–Dajkoc–Muçivërc, një projekt me vlerë rreth 1.3 milionë euro që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në komunikacion për banorët e zonës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Ka filluar rehabilitimi i rrugës Kolloleq […]

Madhësia e shkronjave

Ka nisur rehabilitimi i rrugës Kolloleq–Dajkoc–Muçivërc, një projekt me vlerë rreth 1.3 milionë euro që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë në komunikacion për banorët e zonës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ka filluar rehabilitimi i rrugës Kolloleq – Dajkoc – Muçivërc, një projekt me vlerë prej 1.3 milionë eurosh që do të lehtësojë qarkullimin dhe do të rrisë sigurinë për të gjithë banorët”, ka shkruar Rahimaj.

Ai ka uruar qytetarët për fillimin e punimeve në këtë segment rrugor.

“Urime të gjithëve”, ka shtuar kryetari i Kamenicës.

Rahimaj ka falënderuar edhe Qeverinë e Kosovës për mbështetjen në realizimin e projektit.

“Faleminderit Qeverisë Kurti për mbështetjen dhe investimet e vazhdueshme në Kamenicë”, ka deklaruar ai. /Telegrafi/