Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Pragë

Sport

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar me sukses seancën e fundit stërvitore para udhëtimit për në Çeki. “Dardanët” janë mysafir i Republikës Çeke më 31 maj, sfidë kjo që do të jetë si parapërgatitje për edicionin e ri të Ligës së Kombeve që nis në shtator. FFK-ja ka njoftuar se Kosova ka kompletuar stërvitjen e […]

Madhësia e shkronjave

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar me sukses seancën e fundit stërvitore para udhëtimit për në Çeki.

“Dardanët” janë mysafir i Republikës Çeke më 31 maj, sfidë kjo që do të jetë si parapërgatitje për edicionin e ri të Ligës së Kombeve që nis në shtator.

FFK-ja ka njoftuar se Kosova ka kompletuar stërvitjen e fundit, me përzgjedhësin Franco Foda që u fokusua në detajet e fundit taktike për organizimin e lojës.

“Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore para udhëtimit në Pragë, në kuadër të përgatitjeve për miqësoren ndaj Çekisë”.

“Stërvitja u mbajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku ekipi punoi me intensitet dhe përkushtim maksimal”.

“Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi teknik u fokusuan në detajet e fundit taktike dhe organizimin e lojës, në prag të sfidës së radhës”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, kujtojmë përballja mes Çekisë dhe Kosovës do të zhvillohet të dielën nga ora 16:00./Telegrafi/