Trump arrin në Kinë – vizita e parë e një presidenti amerikan që nga viti 2017

Bota

Donald Trump ka mbërritur në Kinë në kuadër të vizitës zyrtare në Pekin, duke shënuar udhëtimin e parë të një presidenti amerikan në kryeqytetin kinez që nga viti 2017. Vizita zhvillohet në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes SHBA-sës dhe Kinës, sidomos në aspektin ekonomik dhe gjeopolitik. Një ditë para arritjes, Trump deklaroi se Uashingtoni […]

Madhësia e shkronjave

Donald Trump ka mbërritur në Kinë në kuadër të vizitës zyrtare në Pekin, duke shënuar udhëtimin e parë të një presidenti amerikan në kryeqytetin kinez që nga viti 2017.

Vizita zhvillohet në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes SHBA-sës dhe Kinës, sidomos në aspektin ekonomik dhe gjeopolitik.

Një ditë para arritjes, Trump deklaroi se Uashingtoni nuk ka nevojë për ndihmën e Pekinit në lidhje me Iranin, duke shtuar se SHBA-ja do të “fitojë në një mënyrë ose në një tjetër – qoftë paqësisht apo ndryshe”.

Gjatë vizitës, ai pritet të zhvillojë një takim me presidentin kinez Xi Jinping, shkruan cnn.

Sipas mediave ndërkombëtare, në qendër të diskutimeve do të jenë përpjekjet për uljen e tensioneve mes dy fuqive botërore, si dhe mosmarrëveshjet tregtare që vitet e fundit janë shndërruar në një përballje të ashpër ekonomike.

Trump në këtë vizitë po shoqërohet edhe nga shefi i Teslas, Elon Musk dhe shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, çka ka tërhequr vëmendje të madhe për shkak të rolit të tyre në ekonominë dhe teknologjinë globale. /Telegrafi/