Labinot Rexha: Po të mos kishte qenë Alba, nuk do të kishte Big Brother

Magazina

Labinot Rexha ka qenë një nga banorët më të zhurmshëm të Big Brother VIP Kosova 4. Ai u komentua tejet shumë për rrugëtimin brenda, por edhe pas daljes nga shtëpia e famshme. Megjithatë, në një intervistë në RTV Dukagjini, ai ka folur për ish-banorët dhe për situatat në atë format. Labi ka bërë lëvdata të […]

Madhësia e shkronjave

Labinot Rexha ka qenë një nga banorët më të zhurmshëm të Big Brother VIP Kosova 4.

Ai u komentua tejet shumë për rrugëtimin brenda, por edhe pas daljes nga shtëpia e famshme.

Megjithatë, në një intervistë në RTV Dukagjini, ai ka folur për ish-banorët dhe për situatat në atë format.

Labi ka bërë lëvdata të mëdha për Alba Pollozhanin, duke e cilësuar lojtare të fortë.

“Mos të kishte qenë Alba nuk do të kishte Big Brother. Unë të them që prej personit të parë deri të fundit, ne jemi takuar tani 5 apo 6 veta në Zvicër. A e di sa mall kam pasur për atë, ato që kemi pasur brenda i kemi lënë anash”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Alba për mua, mos të kishte qenë Alba nuk do të kishte Big Brother. Produksioni ka kërkuar që Labinoti, ajo me mi djeg të gjitha rrobat e mia e të më hedh në pishinë”.

Pas daljes, Labi hodhi akuza të mëdha ndaj produksionit, duke thënë se i kishin bërë padrejtësi. /Telegrafi/