“Kurti në krah të Mickoskit”, ish-ambasadori: Kjo nuk e ndihmon faktorin shqiptar

Nacionale

Ish-ambasadori Roland Bimo ka deklaruar se pozicionimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pranë kryeministrit të Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, nuk ndihmon në uljen e tensioneve etnike në vend. Duke folur në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bimo tha se ekuilibrat etnikë në Maqedoninë e Veriut janë shumë të ndjeshëm dhe se veprime të […]

Madhësia e shkronjave

Ish-ambasadori Roland Bimo ka deklaruar se pozicionimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pranë kryeministrit të Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, nuk ndihmon në uljen e tensioneve etnike në vend.

Duke folur në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bimo tha se ekuilibrat etnikë në Maqedoninë e Veriut janë shumë të ndjeshëm dhe se veprime të tilla mund të kenë pasoja negative për faktorin shqiptar në këtë shtet.

“Në RMV ekuilibrat etnikë janë shumë të brishtë dhe ka një frikë të jashtëzakonshme, sepse ata mendojnë se të gjitha minoritetet kanë shtete pas tyre dhe minoriteti real janë ata. Këto lloj manovrash më shumë bëjnë dëm se mirë dhe do t’ia ndiejmë pasojat negative”, është shprehur Bimo.

Ai vlerësoi se kjo situatë mund të ndikojë në thellimin e ndarjeve etnike dhe të krijojë tensione të reja politike në vend.

“Do të shkojë duke u theksuar një çarje etnike. RMV është vendi ideal për të krijuar probleme për këdo që do të donte t’i krijonte. Kjo që pamë nuk ndihmon në sheshimin e kontradiktave mes etnive”, tha ai.

Sipas Bimos, faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut aktualisht ka më pak përfaqësim politik krahasuar me periudhat e mëhershme.