George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal kanë festuar ditëlindjen e tij të 65-të në St Tropez, duke u shfaqur shumë të afërt dhe të dashuruar gjatë një pushimi luksoz në Rivierën Franceze.
Çifti u pa duke kaluar kohë me miq, duke drekuar dhe duke shijuar një udhëtim me jaht.
Gjatë gjithë ditës, ata u shfaqën të pandashëm, duke mbajtur duart dhe duke shkëmbyer përqafime, shkruan DailyMail.
Amal u shfaq elegante me veshje shumëngjyrëshe, ndërsa Clooney kishte një stil të thjeshtë veror.
Ata janë një nga çiftet më të njohura të Hollivudit dhe shpesh vizitojnë jugun e Francës për pushime.
Në një intervistë të fundit, Clooney tha se ai dhe Amal “nuk janë grindur kurrë”, duke theksuar se në këtë fazë të jetës nuk i kushton rëndësi debateve të vogla dhe se marrëdhënia e tyre bazohet në mbështetje të ndërsjellë. /Telegrafi/






