Elezi: Deri në ora 09:00 në 25 përfaqësi diplomatike votuan mbi një mijë votues

Nacionale

<div><div><img width="640" height="480" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809592-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Elezi: Deri në ora 09:00 në 25 përfaqësi diplomatike votuan mbi një mijë votues" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="850" height="638" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809592-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Elezi: Deri në ora 09:00 në 25 përfaqësi diplomatike votuan mbi një mijë votues"></p>Në ora 05:00 me kohën lokale të Kosovës në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll ka filluar votimi për zgjedhjet e 28 dhjetorit,  si dhe nga ora 07:00 votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike në Evropë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencën për media ka treguar se në</div>

Madhësia e shkronjave

Në ora 05:00 me kohën lokale të Kosovës në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll ka filluar votimi për zgjedhjet e 28 dhjetorit,  si dhe nga ora 07:00 votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike në Evropë.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në konferencën për media ka treguar se në 25 përfaqësi diplomatike ku edhe ka filluar procesi i votimit, dhe se deri në orën 09:00 nga 19 mijë e 187 votues, kanë votuar 1 mijë e 659 prej tyre.
“Sipas të dhënave gjatë këtyre orëve të para të votimit që janë nga 25 përfaqësi diplomatike ku ka filluar procesi i votimit deri në ora 09:00 nga 19 mijë e 187 votues të regjistruar kanë votuar 8.64 për qind, apo një mijë e 659 prej tyre”, tregoi Elezi.
Ai ka treguar edhe se në përgjithësi janë 29 përfaqësi diplomatike.
“Numri i përgjithshëm i shtetaseve të Kosovës për të votuar në 29 përfaqësi diplomatike të Kosovës është 19 mijë e 187 votues. Vetëm votuesit e regjistruar në përfaqësi diplomatike  do të mund të votojnë gjatë ditës së sotme pasi në listën votuese që janë dërguar në këto përfaqësi janë vetëm emrat e shtetase që kanë zgjedhur këtë mënyrë të votimit”, tregoi ai.
Elezi ka treguar edhe kur dhe si nisi votimi në përfaqësi diplomatike.
“Procesi i votimit në ora 05:00 sipas kohës lokale në Kosovë ka filluar në konsullatën e Republikës së Kosovës në Stamboll. Ndërsa në ora 07:00 po ashtu sipas kohës lokale në Kosovë votimi ka filluar edhe në 24 përfaqësi diplomatike që ndodhen në Evropë”, deklaroi Elezi.