Aktorja dhe deputetja e njohur Adriana Matoshi ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale me një postim të fundit në Instagram, të bërë pikërisht në ditën kur u rrëzua Qeveria Kurti 3 – zhvillim që e çon Kosovën drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Matoshi, e cila pritet të garojë sërish për një mandat të ri në Kuvend, ka publikuar një fotografi ku shfaqet me një paraqitje të thjeshtë, por mjaft të kuruar, duke reflektuar qetësi dhe vetëbesim në një moment të rëndësishëm politik për vendin.
Në imazh, ajo shihet me një stil sportiv dhe modern, e veshur me një komplet të zi të ngushtë, të kombinuar me çizme të zeza, ndërsa në dorë mban një xhaketë me motive. Flokët i ka të stiluar me valë të lehta, ndërsa grimi i butë i jep një pamje natyrale dhe elegante njëkohësisht.
Postimi i saj u komentua gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e komplimentuan për dukjen dhe qëndrimin, duke e cilësuar si një nga figurat publike që di të ruajë balancën mes angazhimit politik dhe prezencës së saj në art e media.
Adriana Matoshi, e njohur për rolet e saj të spikatura si aktore, prej vitesh është aktive edhe në politikë, ndërsa së fundmi pritet të jetë sërish pjesë e garës në zgjedhjet që po afrohen. /Telegrafi/






