Nëna e Shpat Kasapit me mesazh prekës: “Na lini ta përjetojmë dhimbjen në paqe”

Magazina

<div><div><img width="640" height="457" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/shpatt.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="820" height="585" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/shpatt.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Familja Kasapi po kalon momente të rënda dhimbjeje pas ndarjes nga jeta të artistit të njohur Shpat Kasapi. Nëna e tij ka reaguar publikisht përmes një mesazhi falënderues, ku shpreh mirënjohjen për mbështetjen e madhe që familja ka marrë nga publiku, kolegët, artistët dhe miqtë nga të gjitha trevat shqiptare, përcjell Indeksonline. Në mesazhin e […]</div>

Madhësia e shkronjave

Familja Kasapi po kalon momente të rënda dhimbjeje pas ndarjes nga jeta të artistit të njohur Shpat Kasapi.
Nëna e tij ka reaguar publikisht përmes një mesazhi falënderues, ku shpreh mirënjohjen për mbështetjen e madhe që familja ka marrë nga publiku, kolegët, artistët dhe miqtë nga të gjitha trevat shqiptare, përcjell Indeksonline.
Në mesazhin e saj, ajo falënderon në mënyrë të veçantë bashkëshorten e Shpatit, Selvijen, duke e cilësuar si një grua të devotshme, bashkëshorte të përkushtuar dhe nënë shembullore për djalin e tyre, Roelin. Ajo thekson se Shpati kishte një dashuri dhe respekt të veçantë për bashkëshorten e tij, duke e konsideruar shtyllë të familjes së tyre.
Gjithashtu, familja Kasapi shpreh falënderime të sinqerta për familjen Jao, të cilët gjatë gjithë viteve kanë qenë pranë Shpatit dhe Selvijes, duke e trajtuar artistin jo si dhëndër, por si djalin e tyre.

Në reagim, nëna e Shpat Kasapit bën edhe një thirrje të qartë për ndalimin e spekulimeve, duke theksuar se çdo tentativë do të dënohet moralisht dhe ligjërisht.
Në përfundim, ajo falënderon të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet, duke e kujtuar Shpat Kasapin si “yllin, dritën dhe birin” e saj, ndërsa familja kërkon qetësi dhe mirëkuptim për të përjetuar dhimbjen në privatësi.