Rritet fluksi në pikat kufitare, pritje mbi 3 orë në Merdar

Nacionale

<div><div><img width="640" height="362" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/08/775057-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Mbi 5 orë pritjet në dalje të Merdarës, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="646" height="365" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/08/775057-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Mbi 5 orë pritjet në dalje të Merdarës, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare" loading="lazy"></p>Me afrimin e festave të fundvitit dhe zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor, është rritur ndjeshëm fluksi i qytetarëve në pikat e kalimit kufitar, duke shkaktuar kolona dhe pritje më të gjata në disa prej tyre. Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 08:15 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet […]</div>

Madhësia e shkronjave

Me afrimin e festave të fundvitit dhe zgjedhjeve që do të mbahen më 28 dhjetor, është rritur ndjeshëm fluksi i qytetarëve në pikat e kalimit kufitar, duke shkaktuar kolona dhe pritje më të gjata në disa prej tyre.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 08:15 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Merdar, ku për hyrje të automjeteve pritjet arrijnë mbi 3 orë, ndërsa në dalje pritjet janë më të shkurtra, rreth 3 deri në 5 minuta.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, qytetarët po përballen me pritje prej 30 deri në 40 minuta në hyrje, ku është krijuar edhe kolonë automjetesh rreth 150 metra, ndërsa në dalje pritjet janë 3 deri në 5 minuta.
Në pikat tjera kufitare si Bërnjak, Jarinjë, Kullë, Hani i Elezit, Qafë e Morinës dhe Qafë e Prushit, pritjet për automjete janë më të shkurtra, kryesisht nga 1 deri në 10 minuta, pa kolona të theksuara.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të informohen rregullisht për gjendjen në kufi dhe të planifikojnë udhëtimet për të shmangur pritjet e gjata.