Bahamas njeh Kosovën, nënshkruhet marrëveshja për marrëdhënie diplomatike

Nacionale

<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807985-attachment-1024x683.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Bahamas njeh Kosovën, nënshkruhet marrëveshja për marrëdhënie diplomatike" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="2048" height="1365" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807985-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Bahamas njeh Kosovën, nënshkruhet marrëveshja për marrëdhënie diplomatike" loading="lazy"></p>Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Bahamas ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur, duke shënuar një hap të rëndësishëm në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit. Përmes një postimi, Osmani njoftoi se dje në Nassau, kryeqytetin e Bahamas, përveç aktit të njohjes, është nënshkruar edhe Marrëveshja për</div>

Madhësia e shkronjave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Bahamas ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur, duke shënuar një hap të rëndësishëm në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.
Përmes një postimi, Osmani njoftoi se dje në Nassau, kryeqytetin e Bahamas, përveç aktit të njohjes, është nënshkruar edhe Marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, së bashku me Kryeministrin e Bahamas, Philip Davis.
Sipas presidentes, ky akt zgjeron rrethin e shteteve mike të Kosovës dhe forcon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare, duke reflektuar besimin në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit.
“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”, ka theksuar Osmani.