Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807764-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807764-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit"></p>Fshati Hamil në Fier ka inauguruar një bust kushtuar heroit kombëtar, Adem Jashari. Për këtë ka folur edhe Alban Hebeja, përfaqësues i këtij fshati në  radio Klan Kosova. Hebeja tha se iniciativa për ngritjen e bustit ka ardhur spontanisht dhe është realizuar falë bashkëpunimit të banorëve të fshatit dhe diasporës shqiptare. “Ideja e bustit të</div>

Madhësia e shkronjave

Fshati Hamil në Fier ka inauguruar një bust kushtuar heroit kombëtar, Adem Jashari.
Për këtë ka folur edhe Alban Hebeja, përfaqësues i këtij fshati në  radio Klan Kosova.
Hebeja tha se iniciativa për ngritjen e bustit ka ardhur spontanisht dhe është realizuar falë bashkëpunimit të banorëve të fshatit dhe diasporës shqiptare.
“Ideja e bustit të Adem Jasharit ka ardhur spontanisht, duke qenë se në fshatin Hamil kemi pasur kampin e refugjatëve midis fshatit Hamil dhe atij Seman. Gjatë asaj periudhe kemi pritur familjet e Dardanisë në banesat tona dhe kemi ruajtur kujtime shumë të bukura që na kanë lënë mbresa të thella. Në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë edhe shumë të rinj, po ashtu edhe gazetarë”, tha ai
Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë edhe të rinj të fshatit dhe gazetarë, përfshirë Marin Memën.