A mund të bartet gluteni përmes puthjes? Zbulimi i ri jep përgjigje befasuese

shendetesi

Frika nga ekspozimi aksidental ndaj glutenit shpesh ndikon edhe në intimitet. Tani një studim tregon se rreziku është shumë i ulët dhe mund të zvogëlohet me një veprim të thjeshtë Gluteni është grup proteinash, prolamina dhe glutelina, që gjenden natyrshëm në grurë, thekër, elb dhe në hibridet e tyre si spelta. Ai vepron si “ngjitës” […]

Madhësia e shkronjave

Frika nga ekspozimi aksidental ndaj glutenit shpesh ndikon edhe në intimitet. Tani një studim tregon se rreziku është shumë i ulët dhe mund të zvogëlohet me një veprim të thjeshtë

Gluteni është grup proteinash, prolamina dhe glutelina, që gjenden natyrshëm në grurë, thekër, elb dhe në hibridet e tyre si spelta. Ai vepron si “ngjitës” që i jep brumit elasticitet dhe strukturë, ndërsa gjendet në produktet e furrës, makaronat dhe ushqimet e përpunuara. Gluteni mund të shkaktojë probleme shëndetësore si sëmundja celiake, një sëmundje autoimune kronike dhe e përhershme, ku marrja e glutenit aktivizon sistemin imunitar dhe dëmton mukozën e zorrës së hollë. Kjo çon në përthithje të dobët të lëndëve ushqyese dhe shkakton simptoma si diarre, fryrje, anemi dhe lodhje. Trajtimi i vetëm është ushqimi strikt pa gluten gjatë gjithë jetës.

A mund ta bartë puthja glutenin nga një person te tjetri?

Për njerëzit që jetojnë me sëmundjen celiake, frika nga ekspozimi ndaj glutenit mund të shtrihet edhe në çastet e afërsisë. Një studim i ri, i udhëhequr nga American Gastroenterological Association dhe i publikuar në revistën Gastroenterology, sjell lajme inkurajuese. Edhe pse gluteni mund të bartet përmes puthjes, sasia e kaluar zakonisht është shumë e vogël dhe mund të ulet në nivele të sigurta me një hap të thjeshtë parandalues.

Sëmundja celiake prek rreth 1 për qind të popullsisë. Marrja e glutenit, edhe pa simptoma të menjëhershme, mund të shkaktojë dëmtime në zorrë, prandaj kërkohet dietë e rreptë pa gluten gjatë gjithë jetës. Studimet e mëparshme kanë treguar se frika nga ekspozimi i rastësishëm mund të çojë në ankth, vigjilencë të tepruar dhe izolim shoqëror, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhënie romantike ose njohje të reja, transmeton Telegrafi.

Në studimin e parë që mati ekspozimin ndaj glutenit përmes puthjes, studiuesit përfshinë 10 çifte, ku secili çift përbëhej nga një partner me sëmundje celiake dhe një pa të. Studimi vlerësoi nëse gluteni që konsumonte partneri pa sëmundje celiake mund të bartet përmes puthjes me gojë të hapur, që përfshin shkëmbim të pështymës, dhe nëse ajo sasi paraqet rrezik të rëndësishëm.

Në dy skenarë të ndryshëm, partneri pa sëmundje celiake hëngri 10 biskota të thata dhe më pas puthi partnerin tjetër. Në skenarin e parë, çifti priti pesë minuta para puthjes. Në të dytin, i zhvilluar ditën tjetër, partneri pa sëmundje celiake piu 110 mililitra ujë menjëherë pasi hëngri biskotat dhe më pas e puthi partnerin.