YouTube Premium mund të shtrenjtohet

Teknologji

YouTube ka rritur zyrtarisht çmimin e paketës Premium, duke shkaktuar reagime të forta te miliona përdorues në mbarë botën. Rritja e çmimeve ka nisur fillimisht në tregun amerikan, ku plani individual ka arritur në 15.99 dollarë, ndërsa paketa familjare gati 27 dollarë. Sipas raportimit, edhe pse për momentin ndryshimet vlejnë vetëm për SHBA-në, pritet që […]

Madhësia e shkronjave

YouTube ka rritur zyrtarisht çmimin e paketës Premium, duke shkaktuar reagime të forta te miliona përdorues në mbarë botën.

Rritja e çmimeve ka nisur fillimisht në tregun amerikan, ku plani individual ka arritur në 15.99 dollarë, ndërsa paketa familjare gati 27 dollarë.

Sipas raportimit, edhe pse për momentin ndryshimet vlejnë vetëm për SHBA-në, pritet që rritja e çmimeve të zgjerohet gradualisht edhe në Evropë dhe rajonin tonë.

Analistët theksojnë se kjo është një praktikë e zakonshme e kompanive teknologjike, të cilat fillimisht testojnë çmimet në tregje të mëdha, përpara se t’i aplikojnë globalisht.

Kompania ende nuk ka dhënë një datë zyrtare për rritjen e çmimeve në rajon, por përdoruesit po paralajmërohen të përgatiten për ndryshime të mundshme në muajt e ardhshëm. /Telegrafi/