Në një treg të mbushur me SUV‑a dhe “crossover”, gjithnjë e më pak ka vetura klasike urbane.
Ka kaluar pesë vjet qëkur Mazda hoqi nga oferta modelin CX‑3. Fatkeqësisht, rikthimi i këtij crossoveri të vogël në tregun evropian aktualisht nuk është në planet e kompanisë.
Në të njëjtën kohë, Mazda2 në Evropë ekziston vetëm si një Toyota Yaris Hybrid e ribrenduar, ndërsa versioni i fundit i “vërtetë” i Mazda2 u ndalua që në vitin 2022.

Megjithatë, Mazda ende shet modelet kompakte në tregje të tjera dhe planifikon t’i mbajë në ofertë. Në një bisedë për Drive, drejtori i Mazda për Australi, Vinesh Bhindi, tha se “po vijnë modele të reja të gjeneratës”, por se do të duhet të pritet për to.
Ai shtoi se ekziston një “listë prioritetesh” ku është edhe modeli i ri CX‑5, por pranoi që të dy modelet më të vogla në gamë kanë nevojë për një rifreskim.
Sipas informatave të disponueshme, gjenerata e re e Mazda2 dhe CX‑3 nuk pritet të arrijë para vitit 2027.
Kur të dalin, modelet e reja do të ndajnë platforma të përbashkëta dhe elemente të dizajnit të frymëzuara nga konceptet X‑Coupe dhe X‑Compact, të cilat sjellin në zhvillim filozofinë e dizajnit Kodo të Mazdës. Për momentin, blerësit evropianë nuk do të kenë mundësi t’i blejnë këto vetura të vogla. /Telegrafi/





