Volkswagen pezullon Golfin elektrik, ja çfarë ndodhi me projektin

Teknologji

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të ulur shpenzimet dhe për të kontrolluar investimet. Vendimi u konfirmua nga drejtuesi financiar i kompanisë, David Powels, i cili tha se projekti do të mbetet në pritje derisa të sigurohen fondet e nevojshme. Megjithatë, kjo […]

Madhësia e shkronjave

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të ulur shpenzimet dhe për të kontrolluar investimet.

Vendimi u konfirmua nga drejtuesi financiar i kompanisë, David Powels, i cili tha se projekti do të mbetet në pritje derisa të sigurohen fondet e nevojshme.

Megjithatë, kjo nuk nënkupton anulimin e Golfit elektrik.

Volkswagen thekson se zhvillimi mund të rifillojë në të ardhmen, por ende nuk ka një datë të përcaktuar.

Modeli pritej të prezantohej nga fundi i kësaj dekade, por vonesat në zhvillimin e platformës së re elektrike SSP, problemet me softuerin dhe kostot e larta kanë shtyrë planet e kompanisë.

Tashmë, viti 2030 shihet si një afat më realist për debutimin e tij.

Ndërkohë, versionet aktuale të Golfit me motorë me djegie të brendshme dhe ato hibride do të vazhdojnë të prodhohen.

Volkswagen gjithashtu po planifikon zhvendosjen e prodhimit të Golfit nga Gjermania në Meksikë gjatë vitit 2027, si pjesë e strategjisë për uljen e kostove.

Komentet