“Ia futa kot”, Shëndriti vë në ‘kurth’ Juelën në Big Brother VIP Albania

Shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 nuk po mungon me momente argëtuese dhe së fundmi vëmendja u përqendrua tek Shëndriti dhe Juela derisa ishin në oborr. Gazetari nga Kosova e sfidoi me një pyetje serioze: “Çfarë është holografia?”. Pa u menduar gjatë, Juela e lidhi termin me halucinacionet, duke krijuar një situatë mjaft komike. […]

Magazina

Shtëpia e Big Brother VIP Albania 5 nuk po mungon me momente argëtuese dhe së fundmi vëmendja u përqendrua tek Shëndriti dhe Juela derisa ishin në oborr.

Gazetari nga Kosova e sfidoi me një pyetje serioze: “Çfarë është holografia?”.

Pa u menduar gjatë, Juela e lidhi termin me halucinacionet, duke krijuar një situatë mjaft komike.

Por Shëndriti nuk u ndal këtu. Ai shpiku me siguri të plotë se holografia kishte qenë një trend i madh në sfilatat e modës.

Duke e ditur që Juela e adhuron modën, ky ‘informacion’ i rremë e bëri të mendonte gjatë dhe të përpiqej ta justifikonte.

Në fund, Shëndriti pranoi se gjithçka ishte një kurth: “Rrejta, rrejta, ia futa kot”.

Kjo nxiti të qeshura të forta, sidomos nga Mateo, i cili nuk mundi të përmbahej dhe shpërtheu në të qeshura. /Telegrafi/