Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, është parë sonte (e martë) në tribunat VIP të stadiumit Fadil Vokrri, ku po zhvillohet ndeshja historike mes Kosova dhe Turqia.
Adrola, e cila prej kohësh është në lidhje me reperin Capital T, djalin e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duket se ka ardhur enkas nga Shqipëria për të përkrahur Kombëtaren e Kosovës.

“Nusja e Kosovës”, siç njihet ndryshe në media, ishte e veshur me një xhup të gjatë dhe shfaqej e fokusuar, duke shpresuar, ashtu si gjithë shqiptarët, në një fitore historike që mund ta çojë Kosovën për herë të parë në Kampionatin Botëror 2026.
Adrola Dushi në stadiumin “Fadil Vokrri”(Foto: Telegrafi)
Prania e Adrolës në tribunat VIP ka tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave, duke konfirmuar edhe një herë lidhjen e saj të ngushtë me botën e sportit dhe skenës publike shqiptare. /Telegrafi/
Adrola Dushi në stadiumin “Fadil Vokrri”(Foto: Telegrafi)






