Ernest Muçi largohet nga tubimi me Kombëtaren e Shqipërisë

Ernest Muçi do t’i mungojë Shqipërisë në miqësoren e së martës ndaj Ukrainës në Valencia. Sipas njoftimit të FSHF-së, Muçi është liruar nga grumbullimi të dielën për shkak të një shqetësimi fizik. Rikuperimi i tij kërkon disa ditë, prandaj ai do të k...

Sport
Reklame

Ernest Muçi do t’i mungojë Shqipërisë në miqësoren e së martës ndaj Ukrainës në Valencia.

Sipas njoftimit të FSHF-së, Muçi është liruar nga grumbullimi të dielën për shkak të një shqetësimi fizik.

Rikuperimi i tij kërkon disa ditë, prandaj ai do të kthehet në Turqi, ku luan në nivel klubesh.

Jasir Asani gjithashtu mungoi në stërvitjen e së dielës, ndërsa vendimi për pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e së martës do të merret të hënën.

Përveç Muçit, më herët Shqipëria mbeti edhe pa Arlind Ajetin dhe Ylber Ramadanin. /Telegrafi/