Vazhdon loja e mos-reagimeve, motra e Mateos futet në BBVA dhe takon Brikenën – ajo i reziston provokimit

Raporti mes Brikenës dhe Mateos është përfshirë nga tensione të forta gjatë dy ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Pas disa mosmarrëveshjeve të njëpasnjëshme, marrëdhënia mes tyre nuk duket më e qetë, teksa xhelozia e shprehur e...

Magazina

Raporti mes Brikenës dhe Mateos është përfshirë nga tensione të forta gjatë dy ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Pas disa mosmarrëveshjeve të njëpasnjëshme, marrëdhënia mes tyre nuk duket më e qetë, teksa xhelozia e shprehur e Brikenës për afrimitetin e Mateos me Selin ka shtuar edhe më shumë distancën.

Situata u ndërlikua edhe më tej pas një droni të ardhur së fundmi, i cili e turbulloi Brikenën. Në mesazhin e tij sugjerohej se Mateo po e përdorte atë për lojë, gjë që rriti dyshimet dhe pasiguritë e saj ndaj partnerit brenda shtëpisë.

Megjithatë, në këtë atmosferë të tensionuar erdhi një vizitë e papritur. Në kuadër të sfidës së mosreagimeve, motra e Mateos, Kejsi, hyri për pak çaste në shtëpi, duke sjellë një moment më të ngrohtë. Ajo iu drejtua drejtpërdrejt Brikenës me fjalë mbështetëse dhe komplimente, duke tentuar të thyejë akullin e krijuar ditët e fundit.

“Unë e di që ti nuk më kthen dot përgjigje por qenke më e bukur nga afër. E kuptoj tani përse ky vëllai im të ka kaq shumë qejf. Je pamja më e bukur këtu. Ke të fala nga tezja,” u shpreh Kejsi gjatë qëndrimit të saj.

Vizita nuk u ndal vetëm te fjalët e mira për Brikenën. Para se të largohej, ajo i tërhoqi vëmendjen edhe vëllait të saj për zënkat e vazhdueshme. Mesazhi i saj ishte i qartë: të dy duhet t’i besojnë njëri-tjetrit dhe të shmangin ndikimet apo keqkuptimet që vijnë nga jashtë.

Tani mbetet për t’u parë nëse kjo ndërhyrje familjare do të ndikojë në qetësimin e situatës dhe në rikthimin e harmonisë mes dyshes brenda shtëpisë. /Telegrafi/