Para ndeshjes gjysmëfinale të ‘playoff’-it për Kupën e Botës 2026 ndaj Sllovakisë, kryetari i tifozëve të Kosovës, “Dardanët”, Lulzim Berisha, foli për pritshmëritë e tifozëve dhe rëndësinë e këtij momenti historik.
Ai tha se në stadium sonte pritet të jenë diku rreth 4 ose 5 mijë tifozë, teksa pati edhe njw mesazh për lojtarët e Kosovës.
“Besojmë në fitoren e Kosovës. Kemi udhëtuar me mijëra kilometra për këtë fitore. Minimumi do të jenë 1 mijë tifozë, ku janë biletat zyrtare tonat, por sipas informacioneve do të ketë 4 deri në 5 mijë tifozë”.

“Atmosfera, gjithsecili e di rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Kisha me thënë për të gjithë kapitenët e Kosovës, për kapitenin aktual që e mban shiritin, Vedat Muriqi, është njëra ndër ngjarjet më historike të Kosovës”.
“Mendoj që ne si popull dhe njerëzit ia kanë borxh kësaj Republike një kualifikim apo një finale më 31 mars në Prishtinë”, ka thënë Berisha.
Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha.
Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esim, Globi M.I, DFK Group dhe Lasko./Telegrafi/





