Bajrami: Osmani nuk e mori mandatin e dytë sepse Kurti nuk e donte këtë

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se Vjosa Osmani nuk është presidente në mandatin e dytë sepse kështu nuk donte Albin Kurti. Ajo tha se në vitin 2021 LDK përafërsisht kishte kaq deputet, por Kurti arriti ta b...

Nacionale

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se Vjosa Osmani nuk është presidente në mandatin e dytë sepse kështu nuk donte Albin Kurti.

Ajo tha se në vitin 2021 LDK përafërsisht kishte kaq deputet, por Kurti arriti ta bënte presidente.

Tash ajo thotë se Kurti nuk po e do Osmanin presidente dhe për këtë nuk ishte kandidate.

“Zonja Osmani ajo nuk ka qenë kandidate dhe sot nuk është presidente sepse nuk ishte kandidate e preferuar për Albin Kurtin. Në vitin 2021 LDK kishte këta deputetë, Kurti nuk e ka pyetur asnjë deputet të LDK a janë pro apo kundër. Osmani sot nuk është presidente në mandatin e dytë sepse nuk e ka dashur Albin Kurti. Pikë”, ka thënë ajo në T7.