Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rustemi ka thënë se kur ndodhi sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, shumë figura opozitare dhe analistë ia lanë fajin Qeverisë Kurti.
Rustemi përmes një postimi në Facebook tha se, ata akuzonin Qeverinë Kurti, kinse e kanë inskenuar sulmin, dhe se për një kohë të gjatë e kthenin si temë kundër po kësaj qeverie, shkruan Gazeta 10.
Rustemi tutje tha se edhe tashmë kur FBI e ka konfirmuar me detaje sulmin terrorist, figurat e njejta opozitare dhe analitike nuk po kërkojnë falje për çka kanë thënë më herët, por akoma po vazhdojnë me shpifje tjera./Gazeta10
Postimi i plotë:
Më kujtohet si sot kur ndodhi sulmi terrorist mbi kanalin e Ibër-Lepencit se si disa nga figurat opozitare e analistë të shumtë filluan me deklarata dyshuese për t’ia lënë fajin Qeverisë Kurti. Ata praktikisht akuzonin se Qeveria vet e ka inskenu sulmin. Për një kohë të gjatë e kthenin si temë kundër Qeverisë Kurti. Tash që edhe raporti i FBI e konfirmoi në detaje sulmin terroristë e gjurmët, këto figurat opozitare dhe analitike që janë gati ta dëmtojnë shtetin e tyre vetëm për ta dëmtuar Albin Kurtin, jo që nuk kërkojnë falje, por vazhdojnë me shpifjet e radhës.
Adnan Rustemi: Shumë figura opozitare dhe analistë akuzonin Qeverinë Kurti për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc, e sot pas raportimit nga FBI nuk kërkojnë falje
<div><div><img width="640" height="400" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805741-attachment-1024x640.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Adnan Rustemi: Shumë figura opozitare dhe analistë akuzonin Qeverinë Kurti për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc, e sot pas raportimit nga FBI nuk kërkojnë falje" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1920" height="1200" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805741-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Adnan Rustemi: Shumë figura opozitare dhe analistë akuzonin Qeverinë Kurti për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc, e sot pas raportimit nga FBI nuk kërkojnë falje"></p>Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rustemi ka thënë se kur ndodhi sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, shumë figura opozitare dhe analistë ia lanë fajin Qeverisë Kurti. Rustemi përmes një postimi në Facebook tha se, ata akuzonin Qeverinë Kurti, kinse e kanë inskenuar sulmin, dhe se për një kohë të gjatë e kthenin si temë kundër</div>






