Subaru ka njoftuar se do të prezantojë SUV-in e saj më të madh elektrik me tre rreshta ulësesh në New York Auto Show më 1 prill.
Modeli i ri pritet të ofrojë rreth 420 kuaj fuqi, duke e bërë një nga më të fuqishmit në linjën elektrike të kompanisë.

Ai besohet të jetë zhvilluar në bashkëpunim me Toyota, duke ndjekur platformën e përbashkët me Toyota Highlander.
Nga imazhet e publikuara, SUV-i shfaq një dizajn të ngjashëm me Subaru Solterra, me drita të ndara dhe elemente moderne.
Ai pritet që modeli të ketë bateri të fuqishme, autonomi deri në rreth 500 km dhe karikim të shpejtë nga 10 në 80% për rreth 30 minuta.
Lansimi në treg pritet të ndodhë në fund të vitit 2026, afërsisht në të njëjtën kohë me gjeneratën e re të Highlander. /Telegrafi/




