DPB ngriti kallëzim penal kundër R.P. (38) nga Vasileva për pengim të personit zyrtar në kryerjen e një veprimi zyrtar dhe sulm ndaj një oficeri policie, njoftojnë nga DPB e Kratovës.
Incidenti filloi kur oficerët e policisë nga Njësia Mobile për Masa Kompensuese dhanë një sinjal të qartë për të ndaluar një automjet “Audi A6”, por shoferi vazhdoi të ngiste, duke injoruar urdhrat.

Pas marrjes së masave, shoferi është ndaluar në autostradën Kriva Pallankë – Kumanovë, në afërsi të fshatit Straçin. Në momentin e ndalimit, R.P. ka sulmuar fizikisht një oficer policie dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore./Telegrafi/




