Pak pas akuzave publike, pajtohen Dafina dhe Labi

Magazina

<div><div><img width="640" height="420" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/dafina-1-1024x672.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1194" height="783" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/dafina-1.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Në festën madhështore të 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, një nga momentet që tërhoqi vëmendjen e të ftuarve ishte pikërisht prezenca e Dafina Zeqirit. Këngëtarja, e cila vetëm disa muaj më parë kishte pasur një përplasje publike me moderatorin, këtë herë u shfaq e buzëqeshur dhe pjesë e atmosferës festive. Kujtojmë se në prill, […]</div>

Madhësia e shkronjave

Në festën madhështore të 25-vjetorit të karrierës së Labinot Gashit, një nga momentet që tërhoqi vëmendjen e të ftuarve ishte pikërisht prezenca e Dafina Zeqirit.
Këngëtarja, e cila vetëm disa muaj më parë kishte pasur një përplasje publike me moderatorin, këtë herë u shfaq e buzëqeshur dhe pjesë e atmosferës festive.
Kujtojmë se në prill, Labi ishte shprehur publikisht i zhgënjyer me Dafinën, duke e cilësuar si ‘mosmirënjohëse’ pasi ai nuk ishte ftuar në ditëlindjen e artistes, ndonëse – sipas tij – i kishte qenë mbështetje për vite me radhë.
Reagimi i Dafinës asokohe erdhi në formën e disa postimeve ironike, që u interpretuan si përgjigje ndaj deklaratave të Labit.
Megjithatë, mbrëmja e kaluar tregoi se tensionet i ka marrë koha. Dafina jo vetëm që mori pjesë në event, por edhe ndau një urim publik për moderatorin, duke i dhënë fund çdo dyshimi për raportin e tyre.
Në një postim të publikuar gjatë festës, artistja shkroi: “Gëzuar 25 vjet punë e përkushtim Labinot. Le të vazhdojnë vitet me frymëzim e arritje të reja”.

Ky veprim është interpretuar si një shenjë pajtimi dhe rikthim i normalitetit mes dy figurave publike.
Festimi i 25 viteve të karrierës së Labit u shndërrua kështu jo vetëm në një natë plot muzikë e VIP-a, por edhe në një moment simbolik bashkimi.