Sasa Hoda takohet me legjendën e futbollit, Zlatan Ibrahimovic

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Saranda Hoda, e njohur ndryshe si Sasa, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga vizita e saj në Itali. Bukuroshja nga Gjakova ka publikuar disa fotografi në Instagram nga stadiumi ikonik San Siro, ku ka q...

Magazina

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Saranda Hoda, e njohur ndryshe si Sasa, ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga vizita e saj në Itali.

Bukuroshja nga Gjakova ka publikuar disa fotografi në Instagram nga stadiumi ikonik San Siro, ku ka qenë për një vizitë, por surpriza më e madhe për të ka ardhur në dalje.

Sipas postimeve të saj, ajo ka vërejtur veturën e legjendës së futbollit, Zlatan Ibrahimović, dhe është afruar për të realizuar një fotografi.

Futbollisti suedez është treguar mjaft dashamirës, duke hapur xhamin e veturës dhe duke i dhënë mundësi Sarandës të realizojë një “selfie” me të.

Momenti është shoqëruar me reagime të shumta nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë komplimentuar për takimin me një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. /Telegrafi/