Kosova dhe Belgjika nisin bashkëpunimin për ndihmë juridike në çështjet penale

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për t’i kërkuar Presidentes autorizimin për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Mbretërinë e Belgjikës. Ministrja ...

Nacionale

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për t’i kërkuar Presidentes autorizimin për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Mbretërinë e Belgjikës.

Ministrja e Drejtësisë dhe Zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla, tha se marrëveshja është rezultat i negociatave me homologët belgë dhe synon të krijojë bazën ligjore dypalëshe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

“Kjo marrëveshje harmonizon procedurat dhe mundëson bashkëpunim më të shpejtë dhe të frytshëm ndërmjet dy vendeve”, tha Gërvalla.

Ajo shtoi se marrëveshja do të ndihmojë përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale të sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke intensifikuar bashkëpunimin juridik ndërkombëtar dhe duke konsoliduar kapacitetet e vendit.

Ministrja Gërvalla theksoi gjithashtu se Republika e Kosovës vazhdon të ndërtojë partneritete të qëndrueshme, pasi vetëm kështu forcohet sundimi i ligjit, siguria juridike dhe roli i vendit si partner i besueshëm në drejtësinë ndërkombëtare. /Telegrafi/