LSM-Maqedoni: Për tre muaj, kostoja e jetesës është rritur për rreth 2.500 denarë

Një familje katëranëtarëshe në mars të këtij viti ka pasur nevojë për 67.818 denarë, ose 436 denarë më shumë se muajin e kaluar, për të përmbushur nevojat themelore, tregojnë të dhënat nga Shporta sindikale minimale që e përpunon Lidhja e Sindikatave...

Nacionale

Një familje katëranëtarëshe në mars të këtij viti ka pasur nevojë për 67.818 denarë, ose 436 denarë më shumë se muajin e kaluar, për të përmbushur nevojat themelore, tregojnë të dhënat nga Shporta sindikale minimale që e përpunon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas LSM-së, me një banesë të marrë me qira prej 60 metra katrorë, shpenzimet themelore për një familje katëranëtarëshe për muajin mars arrijnë në 83.193 denarë.

“Rritja e vlerës së shportës minimale sindikale për tre muajt janar, shkurt dhe mars 2026 arrin në 2326.00 denarë”, theksojnë nga LSM-ja.

“Përveç kësaj, çmimi i EURODIZEL BS (D-E V) në të njëjtën periudhë më 05.01.2026 ishte 64.50 (denarë/litër), dhe më 16.03.2026 ishte 92.00 (denarë/litër) ose u rrit me +27.50 (denarë/litër) për tre muaj. A do të përmirësohet jeta e punëtorëve në vend nëse LSM ndalon llogaritjen e vlerës së Shportës Minimale Sindikale dhe a do të jenë punëtorët në vend në atë rast të kënaqur me shumën e pagave të tyre, siç po përpiqen të paraqesin përfaqësuesit e qeverisë situatën”, pyesin nga LSDM./Telegrafi/