AKK: Vlera e dëmeve nga vërshimet e fundit nëpër komuna tejkalon 5 milionë euro

Sipas vlerësimeve fillestare të komunave të prekura nga vërshimet e fundit, dëmet deri më tani tejkalojnë shumën prej 5 milionë euro, duke prekur rëndë ekonomitë familjare, bizneset lokale dhe infrastrukturën publike. Kështu bëjnë të ditur për Telegr...

Nacionale

Sipas vlerësimeve fillestare të komunave të prekura nga vërshimet e fundit, dëmet deri më tani tejkalojnë shumën prej 5 milionë euro, duke prekur rëndë ekonomitë familjare, bizneset lokale dhe infrastrukturën publike.

Kështu bëjnë të ditur për Telegrafin nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Komunat më të prekura, sipas vlerës së dëmeve, janë:

Peja, Rahoveci dhe Mitrovica – nga 800 mijë euro secila

Ndërkohë, vlerësimet ende nuk janë përfundimtare për disa komuna të tjera.

AKK i bën thirrje nivelit qendror për reagim urgjent dhe të koordinuar institucional, alokim të menjëhershëm të mjeteve financiare, aktivizim të fondeve emergjente dhe mekanizmave shtetërorë, mbështetje konkrete për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e normalitetit për qytetarët dhe bizneset.

“Komunat nuk mund të përballojnë të vetme këtë barrë financiare. Pa një ndërhyrje të shpejtë nga niveli qendror, rrezikohet seriozisht realizimi i shumë projekteve dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët”, thonë nga AKK.

Tutje thuhet se Komunat dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës, mbeten të përkushtuara për bashkëpunim të plotë institucional, por njëkohësisht kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe konkret. /Telegrafi/