Lëndimi i tmerrshëm i sulmuesit të Galatasarayt – nxirret jashtë fushës dhe i jepet oksigjen, dyshohet se ka këputur gishtin

Liverpooli mposhti Galatasarayn 4-0 në Anfield, duke dominuar që nga minuta e parë dhe duke shkruar emrin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ekipi vendas kaloi në epërsi në minutën e 25-të me një gol të Dominik Szoboszlai, ndërsa në fund të pjesë...

Sport

Liverpooli mposhti Galatasarayn 4-0 në Anfield, duke dominuar që nga minuta e parë dhe duke shkruar emrin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ekipi vendas kaloi në epërsi në minutën e 25-të me një gol të Dominik Szoboszlai, ndërsa në fund të pjesës së parë Mohamed Salah humbi një penallti.

Liverpooli e vulosi fitoren në pjesën e dytë, me golat e Hugo Ekitike (51’), Ryan Gravenberch (53’) dhe Mohamed Salah (62’), duke bërë rezultatin përfundimtar 4-0 dhe siguruar kalimin e ekipit të tij me avantazh 4-1 në total.

Lëndimi i pakëndshëm i sulmuesit të Galatasarayt, Noah Lang, e eklipsoi humbjen e rëndë të ekipit turk. Incidenti ndodhi në minutën e 76-të, kur Lang humbi ekuilibrin pas një dueli me Curtis Jones të Liverpoolit.

Pas rënies, sulmuesi u përplas me tabelën e reklamave pranë vijës së portës dhe ra në tokë, duke bërtitur nga dhimbja.

Pamjet televizive treguan gjithashtu gjak në dorën e tij, duke shqetësuar stafin mjekësor të Galatasarayt. Edhe pse ende nuk ka një diagnozë zyrtare, gazetari turk, Yagız Sabuncuoğlu, një gisht i tij është këputur dhe duhet të operohet.

Lang u nxor nga fusha me barelë dhe iu dha oksigjen, ndërsa Mauro Icardi hyri në lojë për ta zëvendësuar. /Telegrafi/