DJ Gimbo eliminohet nga BBVA, Brikena vazhdon garën

DJ Gimbo është eliminuar të martën nga spektakli i njohur Big Brother VIP Albania, në kuadër të edicionit të pestë të këtij formati. Ai nuk arriti t’i rezistojë televotimit javor, ku në nominim ishte edhe modelja Brikena Selmani. Pas votimit të publi...

Magazina

DJ Gimbo është eliminuar të martën nga spektakli i njohur Big Brother VIP Albania, në kuadër të edicionit të pestë të këtij formati.

Ai nuk arriti t’i rezistojë televotimit javor, ku në nominim ishte edhe modelja Brikena Selmani. Pas votimit të publikut, ishte pikërisht DJ Gimbo ai që u detyrua të largohej nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

DJ Gimbo hyri në këtë edicion të spektaklit si një personazh tashmë i njohur për publikun, pasi njihej si DJ i reperit dhe fituesit të edicionit të kaluar, Gjesti.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ai tërhoqi vëmendje edhe për jetën personale, pasi krijoi një lidhje romantike me bukuroshen Selin Bollati, një raport që u komentua shpesh nga publiku dhe banorët e tjerë.

Eliminimi i tij vjen vetëm disa javë para finales së madhe të këtij edicioni, duke i dhënë garës një tjetër kthesë në rrugën drejt çmimit kryesor. /Telegrafi/