Libri i Rekordeve Botërore Guinness tha se ankandi i Cheetozard – një lloj patatinash Flamin’ Hot Cheeto në formën e Pokémon Charizard – rezultoi në një rekord të ri.
Organizata e mbajtjes së të dhënave tha se shitja e Cheetozard në Goldin Auctions në mars 2025 përfundoi me një çmim përfundimtar prej 87,840 dollarësh, duke fituar rekordin shumë specifik për çmimin më të lartë të paguar.

Cheeto, 3 inç i gjatë, është ngjitur në një kartë Pokémon “Cheetozard” të personalizuar dhe është mbështjellë në një kuti transparente, transmeton Telegrafi.
“Goldin specializohet në objekte të rralla dhe unike për koleksionim, dhe Cheetozard është pikërisht kjo”, tha për NBC’s Today, drejtori i dërgesave të Goldin Auctions, Dave Amermanat.
“Një pjesë e asaj që e bën këtë artikull kaq argëtues dhe unik është se ai lidh dy fansa – Pokémon dhe Cheetos”, shtoi ai.
Cheeto u ble fillimisht në eBay për 350 dollarë nga Paul Bartlett, pronar i kompanisë së suvenireve sportive 1st & Goal Collectibles, diku midis viteve 2018 dhe 2022. Imazhet e ushqimit të lehtë u bënë virale në mediat sociale në vitin 2024. /Telegrafi/





