Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur para ndeshjes së kthimit të 1/8-ave të finales të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë.
Pyetjes mbi mënyrën se si menaxhon dështimet në sport, Guardiola iu përgjigj:
“Gjëja më e rëndësishme është që të mos mendosh se është një dështim. Në sport, mund të bësh gjëra mirë dhe të përpiqesh të përmirësohesh, sezonin tjetër”.

“Vjen nga puna e palodhur, përkushtimi dhe dashuria për sportin. Nuk ka asnjë ekip në botë që fiton gjithmonë. Ka momente kur mund të jesh i jashtëzakonshëm. Ne kemi pasur disa ndeshje të mëdha kundër jush”.
Ai shtoi se humbjet janë pjesë e natyrshme e sportit.
“Në sport humb më shumë sesa fiton, sa kohë i kushton mendimit për to? Ka gjëra shumë më të rëndësishme në botë sesa të mendosh për këtë”.
“Real Madrid kanë fituar 15, por kanë luajtur 100 ndeshje, a është kjo një dështim? Ata kanë humbur më shumë sesa kanë fituar. Ndoshta më pyet këtë sepse unë vij nga Barcelona”.
Fjalët e Guardiolës nënvizojnë filozofinë e tij të qëndrueshmërisë dhe fokusit te përmirësimi, edhe përballë sfidave të mëdha në arenën më të lartë evropiane. /Telegrafi/





