Shqiptarja, Hana Orllati kalon edhe fazën e dueleve në “The Voice of Finland”

Shqiptarja, Hana Orllati, ka kaluar edhe fazën e dytë, atë të dueleve, në spektaklin e njohur “The Voice of Finland”. Hana dhe kandidatja tjetër, Kreetta Sihvola, kanë interpretuar këngën “It’s All Coming Back To Me Now” të Celine Dion. Performanca e...

Magazina

Shqiptarja, Hana Orllati, ka kaluar edhe fazën e dytë, atë të dueleve, në spektaklin e njohur “The Voice of Finland”.

Hana dhe kandidatja tjetër, Kreetta Sihvola, kanë interpretuar këngën “It’s All Coming Back To Me Now” të Celine Dion.

Performanca e këtij dueti mes Hanës dhe këngëtares finlandeze, Kreetta, është vlerësuar si një ndër më të mirat e kësaj faze në “The Voice of Finland”.

Mentorja e të dy kandidateve, Jenni Vartiainen, ka përzgjedhur Kreetta-n, ndërsa dy anëtarët e tjerë të jurisë, Elastinen dhe Sanni, kanë kërkuar që Hana të kalojë në ekipin e tyre. Mes këtyre dy anëtarëve, Hana ka zgjedhur reperin Elastinen.

Në fazën e dueleve, këngëtarja e re nga Kosova arriti të dëshmojë edhe një herë fuqinë e zërit dhe sigurinë e saj në skenë. Performanca u prit me reagime të shumta pozitive.

Kujtojmë se Hana rrugëtimin e saj në muzikë e ka nisur shumë herët. Që në moshën 10-vjeçare ajo kishte marrë pjesë në “The Voice Kids Albania”, ndërsa më pas ka performuar në shumë koncerte për fëmijë në Kosovë.

Me këngën “How Am I Supposed to Live Without You”, Hana Orllati arriti të kalojë me sukses fazën e parë të kësaj gare prestigjioze këndimi, duke dëshmuar se talenti i saj nuk njeh kufij.

Hana ka përfunduar shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

Për Hanën, muzika është pasioni dhe frymëzimi më i madh. Ajo premton se së shpejti do të sjellë projekte të reja muzikore për publikun. /Telegrafi/

Performanca e Hanës: https://www.facebook.com/reel/946072421702451

Reagimet e jurisë: https://www.instagram.com/stories/hanaorllati/3853591109721412392/