Joan Laporta i lumtur pasi mbetet president i Barcelonës: Na presin vite emocionuese

Joan Laporta do të vazhdojë të jetë president i kampionëve aktualë të Spanjës, Barcelona. Ky është vendimi i anëtarëve të klubit në zgjedhjet e së dielës, ku lista “Defensem el Barça” fitoi 32,934 vota, ose 68.18%. Kjo do të thotë se Laporta do ta ud...

Sport

Joan Laporta do të vazhdojë të jetë president i kampionëve aktualë të Spanjës, Barcelona. Ky është vendimi i anëtarëve të klubit në zgjedhjet e së dielës, ku lista “Defensem el Barça” fitoi 32,934 vota, ose 68.18%.

Kjo do të thotë se Laporta do ta udhëheqë Barcelonën për herë të katërt. Ai ka qenë president nga viti 2003 deri në vitin 2010 dhe u rikthye në këtë post në mars të vitit 2021, kur fitoi 30,184 vota (54.28%).

Kundërshtari i tij, Víctor Font, mori 14,385 vota (29.78%), ndërsa 984 fletëvotime ishin të bardha (2.04%).

Duke folur pas shpalljes së rezultateve, Laporta tha se ky rezultat i jep një forcë të madhe klubit.

“Askush nuk do të na ndalojë. Na presin vite emocionuese. Do të jenë më të mirat e jetës sonë. Ky është një klub i mrekullueshëm ku anëtarët zgjedhin presidentin dhe bordin e drejtorëve. Një klub unik në botë, vërtet i jashtëzakonshëm”, tha Laporta në fjalimin e tij të fitores.

Ai gjithashtu falënderoi anëtarët që morën pjesë në zgjedhje, duke theksuar se ishte një “festë e demokracisë dhe frymës qytetare”, dhe vlerësoi menaxhmentin dhe stafin e klubit për organizimin e procesit zgjedhor. /Telegrafi/