Aktorja, Anya Taylor-Joy, tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq në festën prestigjioze të CAA para ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar në Los Angeles.
29-vjeçarja dukej elegante me një fustan mëndafshi ngjyrë burgundy me motive lulesh dhe dekolte delikate.
Ajo e kompletoi pamjen me taka të zeza me rripa, një çantë të vogël dhe flokët e mbledhura në një topuz të rregullt, shkruan DailyMail.
Në këtë event morën pjesë edhe shumë emra të njohur të industrisë së filmit dhe muzikës.
Sacha Baron Cohen u pa së bashku me kolegen e tij nga filmi “Borat”, Maria Bakalova, ndërsa këngëtari Yungblud u shfaq me një pallto dhe u ndal për të përshëndetur fansat.
Ndërkohë, Los Angeles është në përgatitje për ceremoninë e madhe të Oscars këtë fundjavë në Teatrin Dolby në Hollywood, ku pritet të jenë të pranishëm shumë yje të kinemasë.
Për sigurinë e eventit janë shtuar masat, duke përfshirë oficerë policie, kamera mbikëqyrjeje, dronë dhe njësi speciale sigurie. /Telegrafi/






