Po flasim shpesh për stresin, për mungesën e kohës, për lodhjen… por një nga problemet më të mëdha shëndetësore që po na godet në heshtje është kolesteroli i lartë.
Nuk dhemb. Nuk jep shenja menjëherë. Por kur e kupton, për shumë kënd është vonë. Zemra, enët e gjakut, tensioni, të gjitha lidhen me mënyrën si ushqehemi çdo ditë.
Dhe sinqerisht, gjithçka fillon në kuzhinë. Gjithçka fillon me vajin që e përdorim.
Sepse shpesh përdorim vaj pa menduar dy herë. E marrim atë që është më afër, më i lirë, ose që e kemi përdorur gjithmonë. Por, jo çdo vaj është i njëjtë.
Vaji i misrit nga Levante (Olio di Semi di Mais) është një zgjedhje që realisht bën diferencën. Në ambalazh shkruan qartë: No Cholesterol (Pa kolesterol).

Ju prezantojmë ajkën e iftarit: Schmand nga Zott, produkti ikonik në tregun e Kosovës
Vaji i misrit nga Levante është i pasur me yndyrna të pangopura dhe vitaminën E, elemente që ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të kolesterolit dhe në mbrojtjen e zemrës.
Nuk po flasim për mrekulli brenda natës. Po flasim për një vendim të thjeshtë, por të zgjuar në suaza afatgjate.
Ne nuk mund ta kontrollojmë çdo gjë në jetë. Por mund ta kontrollojmë çfarë vaj vendosim në tigan.
Nëse duam të kujdesemi për zemrën tonë, për prindërit, për fëmijët, për veten: Fillojmë nga këto detaje të vogla që bëjnë diferencën.
Ndryshimi i madh për ju fillon me vajin e misrit nga Levante, që e gjeni kudo nëpër rrjetet e marketeve.





