Mateo e zë ngushtë Mirin: Do e lije gruan për Selin?

Armir Shahini – Miri dhe Mateo Borri janë përplasur ashpër gjatë ditës së sotme (e enjte).

Pas deklaratës së Mirit gjatë Prime-it të kaluar, ku ishte shprehur në dhomën e rrëfimit se kishte pëlqim dhe se e donte Selinën për lojën që ajo bën, Mateo nuk e ka lënë rehat banorin.

Gjatë debatit në oborr, Mateo e ka pyetur Mirin nëse ky i fundit do të zgjidhte të ndahej nga bashkëshortja e tij për Selinën.