Pezullohet AKR-ja e Behgjet Pacollit, afat 45 ditë të kryejë procesin e zgjedhjeve të brendshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka marrë vendim ta pezullojë partinë Aleanca Kosova e Re (AKR), e themeluar nga Behgjet Pacolli.

Sipas KQZ kjo për aryse se ka dështuar t’i organizojë zgjedhjet e brendshme brenda afatit.

Tutje nga KQZ thanë se AKR-ja ishte e obliguar t’i mbajë zgjedhjet e brendshme deri më 25 shkurt 2026.

Ndërkaq, vendimi i KQZ-së e obligon AKR-në që brenda 45-ditësh ta kryejë procesin e zgjedhjeve të brendshme, përndryshe siç thanë “partia çregjistrohet”. /Telegrafi/